Gefundene Einträge
Buch | Kapitel | Vers | Text |
2 Mose | 4 | 14 | Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Moisiut, dhe i tha: "A nuk është ndofta AARONi vëllai yt, Leviti? Unë e di që ai flet bukur. Ja tani, ai po del të të takojë; sa të të shohë do të ndjejë gëzim në zemër të vet. |
2 Mose | 4 | 27 | Zoti i tha AARONit: "Shko në shkretëtirë të takosh Moisiun". Dhe ai shkoi, e takoi atë në malin e Perëndisë dhe e puthi. |
2 Mose | 4 | 28 | Dhe Moisiu i tregoi AARONit tërë fjalët që Zoti e kishte porositur të thoshte, dhe tërë shenjat e mahnitshme që i kishte urdhëruar të bënte. |
2 Mose | 4 | 29 | Atëherë Moisiu dhe AARONi shkuan dhe mblodhën tërë pleqtë e bijve të Izraelit. |
2 Mose | 4 | 30 | Dhe AARONi tregoi tërë fjalët që Zoti i kishte thënë Moisiut, dhe bëri mrekullitë në sy të popullit. |
2 Mose | 5 | 1 | Pas kësaj, Moisiu dhe AARONi shkuan te Faraoni dhe i thanë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Lëre popullin tim të shkojë, me qëllim që të kremtojë për mua një festë në shkretëtirë"". |
2 Mose | 5 | 4 | Mbreti i Egjiptit u tha atyre: "Pse vallë Moisiu dhe AARONi e largojnë popullin nga puna e tij? Kthehuni në mundimet tuaja!". |
2 Mose | 5 | 20 | Pastaj, si dolën nga Faraoni, takuan Moisiun dhe AARONin, që po i prisnin, |
2 Mose | 6 | 13 | Por Zoti i foli Moisiut dhe AARONit dhe i urdhëroi të shkonin te bijtë e Izraelit dhe te Faraoni mbret i Egjiptit, me qëllim që t'i nxirrnin bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit. |
2 Mose | 6 | 20 | Amrami mori për grua Jokebedën, motrën e atit të tij; dhe ajo i lindi AARONin dhe Moisiun. Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet. |
2 Mose | 6 | 23 | AARONi mori për grua Elishebën, të bijën e Aminadabit dhe motër e Nahashonit; dhe ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin. |
2 Mose | 6 | 25 | Eleazari, bir i AARONit, mori për grua një nga bijat e Putielit; dhe ajo i lindi Fineasin. Këta qenë të parët e etërve të Levitëve në familjet e tyre. |
2 Mose | 6 | 26 | Dhe këta janë vet AARONi dhe Moisiu, të cilëve Zoti u tha: "Nxirrini bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit, sipas rendit të tyre". |
2 Mose | 6 | 27 | Këta janë ata që i folën Faraonit mbretit të Egjiptit për të nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjipti; ata janë vetë Moisiu dhe AARONi. |
2 Mose | 7 | 1 | Zoti i tha Moisiut: "Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin, dhe vëllai yt AARONi do të jetë profeti yt. |