menu.png
Passwort vergessen ?

Bibel durchsuchen

 (Index)


Gefundene Einträge

•••► •••►
Buch Kapitel Vers Text
2 Mose 4 14 Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Moisiut, dhe i tha: "A nuk është ndofta AARONI vëllai yt, Leviti? Unë e di që ai flet bukur. Ja tani, ai po del të të takojë; sa të të shohë do të ndjejë gëzim në zemër të vet.
2 Mose 4 27 Zoti i tha AARONIt: "Shko në shkretëtirë të takosh Moisiun". Dhe ai shkoi, e takoi atë në malin e Perëndisë dhe e puthi.
2 Mose 4 28 Dhe Moisiu i tregoi AARONIt tërë fjalët që Zoti e kishte porositur të thoshte, dhe tërë shenjat e mahnitshme që i kishte urdhëruar të bënte.
2 Mose 4 29 Atëherë Moisiu dhe AARONI shkuan dhe mblodhën tërë pleqtë e bijve të Izraelit.
2 Mose 4 30 Dhe AARONI tregoi tërë fjalët që Zoti i kishte thënë Moisiut, dhe bëri mrekullitë në sy të popullit.
2 Mose 5 1 Pas kësaj, Moisiu dhe AARONI shkuan te Faraoni dhe i thanë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Lëre popullin tim të shkojë, me qëllim që të kremtojë për mua një festë në shkretëtirë"".
2 Mose 5 4 Mbreti i Egjiptit u tha atyre: "Pse vallë Moisiu dhe AARONI e largojnë popullin nga puna e tij? Kthehuni në mundimet tuaja!".
2 Mose 5 20 Pastaj, si dolën nga Faraoni, takuan Moisiun dhe AARONIn, që po i prisnin,
2 Mose 6 13 Por Zoti i foli Moisiut dhe AARONIt dhe i urdhëroi të shkonin te bijtë e Izraelit dhe te Faraoni mbret i Egjiptit, me qëllim që t'i nxirrnin bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit.
2 Mose 6 20 Amrami mori për grua Jokebedën, motrën e atit të tij; dhe ajo i lindi AARONIn dhe Moisiun. Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
2 Mose 6 23 AARONI mori për grua Elishebën, të bijën e Aminadabit dhe motër e Nahashonit; dhe ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin.
2 Mose 6 25 Eleazari, bir i AARONIt, mori për grua një nga bijat e Putielit; dhe ajo i lindi Fineasin. Këta qenë të parët e etërve të Levitëve në familjet e tyre.
2 Mose 6 26 Dhe këta janë vet AARONI dhe Moisiu, të cilëve Zoti u tha: "Nxirrini bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit, sipas rendit të tyre".
2 Mose 6 27 Këta janë ata që i folën Faraonit mbretit të Egjiptit për të nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjipti; ata janë vetë Moisiu dhe AARONI.
2 Mose 7 1 Zoti i tha Moisiut: "Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin, dhe vëllai yt AARONI do të jetë profeti yt.

Seite:   1 2 3 4 5 6